RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria Kurti me projekt 200 milionë eurosh për ndërtimin e 4,000 banesave për çiftet e reja, zbatimi nis këtë vit

qeveria-kurti-me-projekt-200-milione-eurosh-per-ndertimin-e-4,000-banesave-per-ciftet-e-reja,-zbatimi-nis-kete-vit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të enjten në Kuvend se gjatë këtij viti do të fillojë se zbatuari projekti për ndërtimin e 4 mijë banesave për çiftet e sapomartuara.

Para deputetëve, Kurti tha se projekti për banim të përballueshëm është unik dhe krejtësisht i ndryshëm prej banesave për raste sociale që veçse ekzistojnë në Kosovë.

Ai bëri të ditur se projekti mund të kushtojë rreth 200 milionë euro, raporton Telegrafi.

Kreu i ekzekutivit gjithashtu tregoi se është miratuar kredia prej 25 milionë euro nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës dhe shpejt pritet të vjen në Kuvend si projektligj dhe marrëveshje.

“Projekti për banim të përballueshëm është projekt unik dhe zbatohet për herë të parë në Kosovë. Duhet të theksohet se ky projekt është krejtësisht ndryshe prej banesave për rastet sociale që veç ekzistojnë në një masë në Kosovë e që për këtë është aprovuar kredia prej 25 milionë euro nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës dhe shumë shpejt pritet të vijë në Kuvend si projektligj dhe marrëveshje”, tha Kurti.

Ai tutje u shpreh se varen nga komunat për dhënien e tokës komunale në shfrytëzim për banesat, ndërsa tha se deri tash janë siguruar lokacione në Prishtinë, Pejë dhe Gjilan.

“Projekti është kompleks dhe po zbatohet për herë të parë në Kosovë. Kërkon ekspertizë për implementim të qëndrueshëm. Si Qeveri do të bëjmë të pamundurën që projekti i planifikuar të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi kryeministri.

Related posts

Ritet në 44 numri i të vrarëve nga sulmi në një tubim publik në Pakistan

rezart morina

BE miraton paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë

admin

Orban bën thirrje për bisedime SHBA-Rusi për Ukrainën, thotë se Kievi nuk mund të fitojë

admin