RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria Kurti merr vendim për familjet që s’kanë asnjë të punësuar, kërkohet ndihma nga bizneset

qeveria-kurti-merr-vendim-per-familjet-qe-s’kane-asnje-te-punesuar,-kerkohet-ndihma-nga-bizneset

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur një konferencë për media.

Me këtë rast, ministri Murati tha se si qeveri kemi garuar me dy shtylla kyçe në kuadër të zgjedhjeve, e që ishin punë dhe drejtësi.

“Dhe siç edhe ka prezantuar kryeministri gjatë fundjavës derisa javën e kaluar kishim një mori ligjesh që kaluan në Kuvend sa i përket fushës së drejtësisë. Kemi një masë të re për punësim.Bëhet fjalë për punësimin e mbajtësve të familjes, apo ato që s’kanë asnjë të punësuar. Nuk është se ka qenë e lehtë sa i përket viteve të fundit meqë kishim kriza në vazhdimësi, duke filluar me pandeminë, pastaj kriza me energjinë elektrike e pas kësaj me luftën në Ukrainë, pra krizën e rritjes së çmimeve”, tha ministri Murati.

Ai deklaroi se si Qeveri janë munduar të marrim masa të nevojshme për të mbështetur qytetarët, pra edhe me pakon ekonomike.

“Të gjitha kategoritë që kemi vlerësuar që kanë nevojë më shumë për mbështetje. Kemi dorëzuar në Kuvend edhe ligjin për pagën minimale, që në rastin e kalimit mundëson edhe rritjen e pagës minimale si dhe marrëveshjen ndërkombëtare për reformën e skemave të asistencës sociale.Tani edhe masën Qeveria për Familjen, që mundëson se bizneset që janë të interesuar të punësojnë mbajtës të familjen ti mbështesim me 70% të pagës bruto, pra subvencionimi deri në pagën subvencionim 300 euro. Ne do ti publikojmë edhe thirrjet apo kriteret për të aplikuar. Bizneset që duan të punësojnë një mbajtës të familjes, duhet të lajmërohen në zyrat e agjencisë së punës të Kosovës dhe të tregojnë për numrin e stafit dhe pozitat të cilat iu duhen”,deklaroi ministri.

Po ashtu Murati tha se ata persona që konsiderohen nga mbajtës të familjes që nuk kanë asnjë të punësuar, kudo që iu vie më afër në kuadër të komunave të tregojnë se ku kanë aftësi të punojnë, në mënyrë që agjencia të bëjë bashkëpunimin e të përfitohet nga kjo masë.

“Për bizneset në mënyrë që të përfitojnë 70% mbështetje të pagës bruto, kriteri njëri nga kriteret është se s’mund të punësojë më shumë se 30$ të stafit ekzistues, nëse ka 10 punëtorë mund të punësojë 3 persona nga kjo masë.Në anën tjetër punëkërkuesit apo mbajtësit e familjes duhet të jenë të moshës së punës 18-64 vjeç, të mos kenë asnjë anëtarë të punësuar dhe të regjistrohen si të papunë”, shtoi ai.

“Masa do të zgjasë aq sa është e nevojshme, do të shohim se sa do të jetë kërkesa. Një pjesë e madhe ka familje me asistencë sociale por edhe të tilla që për kritere të tjera nuk kualifikohen për asistencë sociale, por që nuk kanë asnjë të punësuar.Jemi të gatshëm të mbështesim të gjitha këto familje, sepse punësimi i dikujt dhe sigurimi i mirëqenies së një familje është shumë më shumë”, tha ai.

Related posts

Arrestohet ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan – VIDEO

admin

OVL-UÇK paralajmëron protestë gjatë seancës për pagën minimale

admin

Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja të krimeve të rënda

admin