RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Kosova vendi më pro-evropian, por edhe më i izoluari

kurti:-kosova-vendi-me-pro-evropian,-por-edhe-me-i-izoluari

Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Kurti shkroi në Twitter se Kosova është vendi më demokratik dhe më pro Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, por që ka mbetur më i izoluari.

“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, tha Kurti.

Në takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, të zhvilluar gjatë këtij maji, Kurti i kërkoi Gjermanisë ta ndihmojë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

“Nga Scholz kërkova që Gjermania ta shtyjë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Në korrik bëhen katër vite prej që Komisioni evropian ka propozuar liberalizimin e vizave për herë të dytë”, ka deklaruar Kurti.

Së fundmi janë shtuar zërat nga vendet perëndimore që Kosovës t’i mundësohet liberalizimi i vizave. Në takimin e Samitit të Bashkimit Evropian, të mbajtur gjatë qershorit, u fol për heqjen e vizave. Holanda dhe Franca, si shtete skeptike, u shprehën të gatshme “që të lëvizin përpara”.

Related posts

Bisedimet për dinarin sërish pa rezultat, kryenegocatori i Kosovës: Serbia ka qëndrime shqetësuese

admin

SHBA-ja do të kufizojë azilin në kufirin me Meksikën

admin

Greqia në pritje të 42 gradëve Celsius dhe zjarreve

admin