RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria miraton kërkesën e Ministrisë së Financave për “kursime dhe ndarje buxhetore”

qeveria-miraton-kerkesen-e-ministrise-se-financave-per-“kursime-dhe-ndarje-buxhetore”

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje elektronike të hënën.

Në këtë mbledhje sipas njoftimit është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore.

Sipas vendimit mjetet i janë ndarë Ministrisë së Financave për kategoritë e pensioneve për pensionet bazë, pensionet për punëtorët e arsimit të viteve ’90, pensionet familjare, pensionet për të verbrit, pensionet për veteranët, pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë si dhe pagesat për komunali për familjet e cenueshme.

Shuma e përgjithshme e mjeteve është 4 milionë 752 mijë e 350 euro

Related posts

Marrin pjesë rreth 1 mijë persona nga e gjithë bota/ Mbahet sot Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë, pjesë edhe presidenti Begaj

admin

Shkëmbimi me armë zjarri në Mynih, autoritetet po hetojnë rastin si sulm terrorist

admin

Gjashtë vjet pas hapjes, kështu flet Erdogan për Shën Sofinë

Muhamet Ramadani