RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani fton Papa Leonin XIV ta vizitojë Kosovën

osmani-fton-papa-leonin-xiv-ta-vizitoje-kosoven

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka ftuar Papa Leonin XIV për vizitë në Kosovë.

Ajo këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, ku ka shkuar për vizitën në Vatikan dhe takimin me Papa Leonin XIV.

Osmani poashtu ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar edhe për njohjen e Kosovës nga Vatikani.

“Gjatë takimit i përcolla sërish urimet më të përzemërta për fillimin e misionit të tij, si dhe shpresën që pontifikati i tij të sjellë dritë, kurajë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë anembanë botës. Përcolla poashtu ftesën e përzemërt për një vizitë të tij në Republikën e Kosovës, e cila do të pritej me shumë dashamirësi nga të gjithë qytetarët tanë .Biseduam për rolin e Kosovës, tokës sonë dardane, si vend që ka ndërtuar paqe dhe harmoni ndërfetare mbi përvojën e saj historike të qëndresës dhe sakrificës. Diskutuam gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit në fusha që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve tanë, me shpresën që Selia e Shenjtë do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Osmani ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë.

Related posts

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që vrau 21-vjeçaren në Ferizaj

admin

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së refuzon të kërkojë falje ndaj viktimave të Epsteinit, debaton me demokratët

Muhamet Ramadani

Dhjetori me çmime më të larta, inflacioni vjetor arrin 5,3%

admin