RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zgjedhjet në veri, vetëm një parti deri më tani ka aplikuar për certifikim

zgjedhjet-ne-veri,-vetem-nje-parti-deri-me-tani-ka-aplikuar-per-certifikim

Vetëm një kërkesë deri më sot ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Telegrafin ka konfirmuar se kanë pranuar vetëm një parti deri më tani ka aplikuar për certifikim për zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut.

Ai ka bërë të ditur se kërkesa është paraqitur në emër të subjektit politik Iniciativa Qytetare Mitrovica.

“Deri më sot, në orën 16:00, pra e premte 18 nëntor, KQZ-ja ka pranuar 1 kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Kjo kërkesë është paraqitur në emër të subjektit politik Iniciativa Qytetare Mitrovica”.

“Pra, ky subjekt politik ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje vetëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka deklaruar Elezi të premten.

Ai tutje ka rikujtuar se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje ka filluar më 15 nëntor dhe do të përfundojë më 21 nëntor 2022.

“Pra, të gjitha subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna kërkesat për certifikim duhet t’i dorëzojnë në KQZ, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00”, ka përfunduar Elezi.

Zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës do të mbahen më 18 dhjetor.

Related posts

Izraeli ndalon udhëtimin e imamit të Xhamisë al-Aksasë, Shejh Ikrime Sabri

rezart morina

Banorët e Gazës përpiqen të mposhtin frikën te fëmijët dhe gratë nga sulmet izraelite duke lexuar Kuran

admin6

Dështojnë zgjedhjet në Tërnoc, Kamberi fajëson komisionerët e partisë së Daçiqit

admin