RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria ndan mbi 4 milionë euro për furnizim me barna esenciale

qeveria-ndan-mbi-4-milione-euro-per-furnizim-me-barna-esenciale

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar kërkesën e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, për transfer të mjeteve në shumë prej 4,333,900€ (katër milionë e treqind e tridhjetë e tre mijë e nëntëqind euro), deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht, për furnizim me barna nga Lista e Barnave Esenciale.

– Poashtu është miratuar kërkesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për transferim të mjeteve në shumë prej 1,000,000.00€ (një milion euro), deri nën 20.68% të ndarjes së ndikuar negativisht, për mbulimin e obligimeve që kanë të bëjnë me shpenzime operative.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor të anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE (Energy Storage Corporation – ESCorp)” Sh. A.

Si dhe vendimin për dhënien në shfrytëzim të hapësirës, Parcela Kadastrale P-9012-0, me sipërfaqe prej 999 m², të cilat janë në pronësi të Agjencisë Pyjore të Kosovës – Ndërmarrja e Pyjeve në Prizren, për nevoja të Ministrisë së Drejtësisë.

Në mbledhje është miratuar edhe kërkesa e Komunës së Podujevës për transferimin e mjeteve, në shumën prej 300,000.00€ (treqind mijë euro), që përbën deri në 18.18% të ndarjes së ndikuar negativisht, për mbulimin e obligimeve kontraktuale.

Poashtu është miratuar vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës i nominon tre (3) përfaqësues të saj në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Related posts

Policia shpall në kërkim gjashtë serbë të dyshuar për krime lufte në Kosovë

admin

Arrestohet një person në Pejë për ofendim ndaj familjes Haradinaj

Muhamet Ramadani

Arrestohen katër persona të dyshuar për grabitje në Prishtinë

Hevzi