RTV AHIRETI
ArtikujFeaturedKosovëLajmeLajmet

Normalizim i krimit në intervistë: Moderatorja serbe e përshkruan masakrën e Prekazit si “likuidim”, thekson edhe vrasjen e fëmijëve

normalizim-i-krimit-ne-interviste:-moderatorja-serbe-e-pershkruan-masakren-e-prekazit-si-“likuidim”,-thekson-edhe-vrasjen-e-femijeve

Deklarata fashiste e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, për spastrim etnik në Kosovë, u dënua në Kosovë, rajon e në BE. Por, gjatë intervistës së saj për Kuririn serb, pati edhe një moment tjetër ku normalizohej krimi.

Ishte moderatorja e emisionit, e cila, teksa intervistonte ministren serbe, e cila gjatë paraqitjes së saj tha se po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, e përshkroi masakrën e Prekazit si “likuidim” ndërkohë që përmendi edhe të miturit, transmeton KosovaPress.

Gjatë intervistës ajo deklaroi “…nga ana tjetër, si pikë referimi merret edhe aksioni i policisë serbe në fshatin Prekaz i Poshtëm në vitin 1998, kur policia serbe likuidoi jo vetëm udhëheqësin e UÇK-së, Adem Jasharin, por edhe tërë familjen e tij, përfshirë të mitur dhe gra. Mbi 50 anëtarë të familjes Jashari humbën jetën.”

Duke përdorur termin “likuidoi” për ngjarjen e Prekazit ajo u mundua ta relativizojë sulmin në Prekaz si neutral ose operacional të një veprimi policor, ndërkohë që në aty u vranë dhjetëra civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Vetë moderatorja pranon në deklaratën e saj se mes viktimave kishte të mitur dhe gra, çka e bën edhe më të diskutueshëm përdorimin e një gjuhe që shmang karakterizimin e ngjarjes si masakër ndaj civilëve.

Për shumëkënd, një formulim i tillë rrezikon të relativizojë përgjegjësinë për vrasjen e anëtarëve të familjes Jashari, ndërsa intervista zhvillohej me një ministre serbe që kishte artikuluar qëndrime të ashpra ndaj Kosovës.

Masakra e Prekazit mbetet një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë dhe një simbol i rezistencës, ku u vranë mbi 50 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar. Përdorimi i termave të tillë në raportimin e ngjarjeve të tilla vazhdon të jetë objekt debati për shkak të ndikimit që ka në mënyrën se si kuptohet dhe interpretohet historia.

Related posts

Turqia, marrëveshje me Bankën Botërore për financimin e projektit të kalimit hekurudhor në Stamboll

admin

Qeveria ndan 120 mijë euro për fushatë rreth regjistrimit të popullsisë

Muhamet Ramadani

Fëmijë dhe gra mes 11 të vrarëve në sulmet ajrore izraelite në Liban

Hevzi