RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Qeveria një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri

qeveria-nje-minute-heshtje-ne-nderim-te-viktimave-te-termetit-ne-turqi-e-siri

Qeveria e Kosovës, mbledhjen e mbajtur të mërkurën e ka nisur me një minutë heshtej në nderim të viktimave të tërmetit që ka goditur Turqinë dhe Sirinë.

Kryeministri Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave të tërmetit.

“Jemi tronditur nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë me pasoja jashtëzakonisht të mëdha, me më shumë se 8 mijë e 700 jetë të humbura tragjikisht. Në emrin tim dhe të Qeverisë së Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë”, ka theksuar Kurti.

Kurti ka theksuar se mbi bazën e kapaciteteve shteti i Kosovës do ta ndihmojë Turqinë për të tejkaluar këtë tragjedi.

“Republika e Kosovës dhe Populli i saj janë pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk, në gatishmërinë më të lartë për mbështetje, mbi bazën e kapaciteteve tona do të ndihmojmë në tejkalimin e kësaj tragjedie. Kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës, specialistët tanë në kërkim-shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitet e K-9 tashmë janë në zonat e goditura nga tërmeti në ndihmë për institucionet e shtetit turk”, ka theksua Kurti.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, derisa ka falënderuar institucionet e Kosovës për gatishmërinë treguar për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit të 6 shkurtit. Ai kë kërkuar që Qeveria të miratojë një vendim për ndarje të mjeteve në ndihmë për shtetin e Turqisë.

“Qeveria jonë të miratojë një shumë për t’u solidarizuar me popullin turk dhe objekti i Qeverisë të ngjyroset me ngjyrat e flamurit turk”, ka theksuar Damka.

Kryeministri Kurti ka thënë se bashkë me ministrat e kabinetit qeveritar, përfshirë ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të diskutojnë dhe të shohin se çka do të mund të bëjnë shtesë për të ndihmuar popullin turk.

E mërkura në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të viktimave të tërmetit që të hënën ka goditur Turqinë e Sirinë.

Related posts

Zimbabve, 700 fëmijë të vdekur si pasojë e fruthit

admin

Aliu njofton për nënshkrimin e memorandumit prej 368 mijë eurosh me Komunën e Mitrovicës

RTI

Letoni – Numër rekord migrantësh në kufirin me Bjellorusinë

rezart morina