RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria pritet të marrë vendim për rregullimin e çmimeve të naftës

qeveria-pritet-te-marre-vendim-per-rregullimin-e-cmimeve-te-naftes

Qeveria e Kosovës do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.

Në kuadër të kësaj mbledhje pritet të shqyrtohen 23 pika të rendit të ditës.

Në kuadër të këtyre pikave të rendit të ditës pritet të diskutohet edhe lidhur me situatën e krijuar në kuadër të çmimeve të larta të derivateve.

“Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërsëritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse (MINT)”,thuhet në kuadër të pikave të rendit të ditës.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme është paralajmëruar se ditëve të ardhshme çmimi i naftës do të arrijë deri në 2.30 në litër.

Prej shumë muajsh qytetarët e Kosovës vazhdojnë të përballen me çmime ekstreme sa i përket furnizimit me derivate.

Pavarësisht ankesave të shumta, nga Qeveria e Kosovës nuk është marrë ende asnjë vendim që t’u dalë në ndihmë qytetarëve për këtë çështje.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendosë Qeveria Kurti, në mbledhjen e sotme e cila pritet në nis në ora 10:00.

Related posts

Dhuna ndaj fëmijëve, Izraeli dhe Hamasi futen në listën e zezë të OKB-së

admin

“Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…”/ Albin Kurti flet për raportin me Edi Ramën

admin

Altun: Suedia të mos fshihet pas arsyetimeve të fjalës së lirë dhe tubimeve

admin