RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria publikon përmbledhjen e shkeljeve që Serbia ia ka bërë Marrëveshjes Bazë

qeveria-publikon-permbledhjen-e-shkeljeve-qe-serbia-ia-ka-bere-marreveshjes-baze

Kryeministri Albin Kurti në takimin e 2 majit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u shpreh se ka prezantuar një listë shkeljesh që Serbia ia ka bërë tetë neneve të Marrëveshjes Bazë, preambulën dhe një nen të Planit të Zbatimit.

Të shtunën, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka publikuar në shqip dokumentin që përmbledh shkeljet e Serbisë.

Në dokument renditet fakti që Serbia vazhdon t’i mohojë krimet e luftës dhe kërcënon integritetin territorial të Kosovës.

Po ashtu në dokument Kurti ka thënë se “Serbia kontrollon drejtpërsëdrejti partinë ‘Lista Serbe’ në Kosovë dhe qëndron prapa vendimit për të bojkotuar zgjedhjet më 23 prill në katër komunat veriore”.

Te shkelja e ka përmendur edhe faktin se Serbia vazhdon t’i referohet Kosovës si “Kosovë i Metohija” apo Prishtina dhe se “sjelljet e Serbisë minojnë seriozisht marrëdhënie të fqinjësisë së mirë mbi bazën e të drejtave të barabarta”.

Kurti ka thënë po ashtu se Serbia ende nuk ka lejuar automjete me targa RKS që të hyjnë brenda kufijve të saj dhe s’i ka ndërprerë targat “KM”.

“Serbia ka refuzuar të lejojë qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë në dhe përmes territorit të Serbisë me pasaporta RKS, gjë që bie në kontradiktë me nenin 1(1)”, thuhet në një pikë tjetër.

Qeveria ka thënë se Serbia ka shkelur edhe nenin 2 të marrëveshjes që flet për respektim të integritetit territorial e autonomisë.

Ndër pikat që i ka theksuar Qeveria si shkelje nga ana e Serbisë ka qenë votimi kundër pranimit të Kosovës në Këshill të Evropës më 24 prill, përkundër nenit 4 që thotë se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Kosova dhe Serbia në fund të shkurtit arritën pajtim për një marrëveshje mbi propozimin evropian për normalizim raportesh. Më pas në mars, në Ohër të Maqedonisë u dakorduan për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë.

Related posts

Sulm me thikë në Kanada, 10 të vrarë dhe 15 të plagosur

admin

Ministri i Jashtëm palestinez: Vendet evropiane duhet ta njohin shtetin e Palestinës për t’i dhënë fund konfliktit

admin

Libi – Mbi 11 000 të vdekur pas përmbytjeve shkatërruese

admin