RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stoltenberg i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i përmbushin zotimet e Ohrit

stoltenberg-i-ben-thirrje-kosoves-dhe-serbise-t’i-permbushin-zotimet-e-ohrit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të veprojnë në përputhje me zotimet e tyre të Ohrit

Gjatë një adresimi para gazetarëve në selinë e NATO-s, Stoltenberg përshëndeti takimin e radhës të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të zhvillohet më 14 shtator në kuadër të dialogut, shkruan teve1.info.

“Ne mirëpresim që hapat e fundit që janë marrë nga Prishtina për t’i ulur tensionet, duke përfshirë zvogëlimin e numrit të forcave speciale të policisë në veri dhe planet për të mundësuar zgjedhjet e reja. Inkurajojmë të dyja palët që të veprojnë në përputhje me zotimet e tyre. NATO-ja mbështet fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ne e mirëpresim takimin e javës së ardhshme dhe është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e mbetura”, deklaroi Stoltenberg gjatë një konference të përbashkët për media, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndërkaq, sa i përket trazirave të fundit në veri, Stoltenberg tha se NATO-ja është çdo herë e gatshme të ndërmarrë veprimet e duhura për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Në reagim ndaj trazirave të fundit, NATO-ja ka zbarkuar qindra trupa shtesë në Kosovë dhe vazhdojmë ta monitorojmë situatën, po ashtu qëndrojmë të gatshëm të veprojmë për të përmbushur mandatin tonë të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Komanda në Kosovë është në kontakt të afërt me të dyja organizatat e sigurisë si dhe shefin e mbrojtjes në Serbi”, theksoi tutje Stoltenberg.

Po ashtu, Stoltenberg, vlerësoi që çdo zbarkim i forcave speciale në veri kërkon pajtimin nga KFOR-i.

“Trupat tanë të KFOR-it janë sulmuar më herët në këtë vit, duke lënë 93 prej tyre të lënduar dhe kjo është plotësisht e papranueshme. Në përputhje me zotimet e Prishtinës që nga viti 2013, çdo lloj zbarkimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit, kërkon pajtimin e pëlqimin e KFOR-it, po ashtu presim konsultime me kohë në çfarëdo zbarkimi që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë”.

Presidentja, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel për vizitë zyrtare në selinë e NATO-s.

Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Stoltenberg iu adresuan gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media.

Related posts

Kryeministri Kurti pritet nga presidenti Erdogan në kompleksin presidencial në Ankara

admin

Ç’parashikon doktrina e re e Uashingtonit mbi Ballkanin?

admin

Konjufca pas takimit me Nussbaumer: Serbia mund të përsërisë skenarin e Banjskës

admin