RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria tërheq vendimin për dhënien e statusit “Investitor Strategjik” kompanisë për pasuritë nëntokësore

qeveria-terheq-vendimin-per-dhenien-e-statusit-“investitor-strategjik”-kompanise-per-pasurite-nentokesore

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka tërhequr vendimin për dhënien e statusit investitor strategjik për “Moxico Luma Kosova Mining L. L. C”.

Kështu ka bërë të ditur Qeveria, në një njoftim zyrtar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka shfuqizuar vendimin Nr.04/112 të datës 13 dhjetor 2022 me të cilin ishte konfirmuar vullneti i Qeverisë për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës Vendimin e Qeverisë Nr. 13/50, të datës 21 dhjetor 2020, për dhënien e Statusit Investitor Strategjik për Subjektin Investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C”” thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës i kishte dhënë statusin e Investitorit Strategjik subjektit investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C”, me projektin investues “VICIANUM MINING PROJECT”, në dhjetor të vitit 2020.

Kapitali i investimit strategjik ishte paraparë për një periudhë 5-vjeçare dhe investimi do të realizohej në fshatrat Gumnishtë, Vllahi dhe Karaqë të komunave Mitrovicë dhe Vushtrri.

Related posts

Gara për President/ Biden i bindur: Askush s’është më i kualifikuar për të fituar se unë! Vetëm Zoti i plotfuqishëm mund të më bindë të largohem

admin

Biden njofton bashkëpunimin SHBA-Mbretëri e Bashkuar për të adresuar nevojën urgjente për marrëveshjen e ar’mëpushimit në Ga’za

admin

Hammadi, i cili humbi familjen e tij në sulmin izraelit, përpiqet të arrijë te mbetjet nën rrënoja

RTI