RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qindra mijëra haxhilerë falën namazin e xhumasë në Xhaminë e Profetit në Medine

qindra-mijera-haxhilere-falen-namazin-e-xhumase-ne-xhamine-e-profetit-ne-medine

Haxhilerët në Medine, të cilët po përgatiten të kthehen nga vendet e shenjta, e kanë falur namazin e xhumasë në Mesxhidi Nebevi, ku është i varrosur Profeti Muhamed, raporton Anadolu.

Haxhinjtë, të cilët i kalonin ditët në Medine duke u falur dhe duke vizituar vendet dhe zonat e shenjta, u nisën për në Xhaminë e profetit që në orët e para të ditës për të falur namazin e xhumasë.

Haxhilerët duke e pritur kohën e namazit lexonin Kuran dhe bënin lutje.

Me afrimin e kohës së namazit të xhumasë, pati turma të mëdha brenda dhe rreth Mesxhidi Nebevi, ku qindra mijëra haxhilerë brenda dhe përreth Xhamisë qëndruan në radhë që ta falin namazin e xhumasë.

Related posts

“Jemi më të fortë kur veprojmë sëbashku”- Biden në OKB: Paqja, ende e mundshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

admin

Shifra rekorde të njerëzve “që do të kenë nevojë për ndihmë vitin e ardhshëm”

admin

Trump kërkon marrëveshje nga Teherani: “Armatë masive” është nisur për në Iran

Kushtrim Guraj