Ministri i Jashtëm i Qipros ka thënë se autoritetet janë në kontakt me misionet diplomatike të shteteve që mund të kenë nevojë t’i evakuojnë qytetarët e tyre përmes tij nëse lufta në Gaza zgjerohet në shtetet fqinje.
Ministri Constantinos Kombos ka thënë se agjencitë janë mobilizuar si pjesë e planit të veprimit për evakuim, të quajtur ESTIA. Ai ka thënë se nuk ka “rrezik serioz” për zgjerim të konfliktit, raportoi AP.
Kombos ka theksuar se roli i Qipros është të “operojë si një urë për sigurinë” e rajonit në rast të evakuimeve masive të qytetarëve të shteteve të treta nga Lindja e Mesme.
Vrasjet e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe komandantit të Hezbollahut, Fouad Shukur, në Bejrut, rrezikojnë përshkallëzimin e luftimeve në një luftë rajonale, me Iranin që po kërcënon të përgjigjet pas sulmit në territorin e tij. Izraeli është zotuar t’i vrasë liderët e Hamasit pas sulmit të 7 tetorit që nxiti luftën në Gaza. /koha