RTV AHIRETI
Kuzhinë

Qofte patatesh, receta e thjeshtë dhe e shijshme për iftar me vetëm dy përbërës kryesorë

qofte-patatesh,-receta-e-thjeshte-dhe-e-shijshme-per-iftar-me-vetem-dy-perberes-kryesore

Nëse keni pasur një ditë të lodhshme dhe jeni duke agjëruar, përgatitni këtë recetë të thjeshtë dhe të shpejtë për iftar, të qofteve me patate.

Krejt çfarë ju duhen janë përbërësit kryesor, dy patate dhe një ve.

Merrni dy patate rreth 500 gram, prisni në copëza të vogla, më pas i vendosni ato në një tenxhere për t’i zier.

Derisa patatet të zbuten, përgatiteni majdanozin për ta bërë gati për qoftet tuaja. Në një enë shtesë merrni një vezë, vendosni pak kripë dhe një lugë çaji të piperit të kuq; fërgojeni derisa veja të marrë një masë homogjene dhe ngjyrë portokalli.

Shikoni nëse janë zier patatet, nëse po, filloni me shtypjen e tyre në një formë të puresë; më pas i shtoni një lugë çaji të piperit të kuq dhe pak kripë, pak piper të zi gjithashtu dhe dy lugë gjelle niseshte. Pasi t’i keni vendosur të gjitha këto mëlmesa, filloni përzierjen e masës dhe më pas vendosni edhe pak majdanoz; pastaj filloni përsëri ta përzieni masën.

Pasi të keni bërë të gjithë këtë procedurë, filloni ta ngjeshni brumin me duar, njëlloj sikurse brumin për qoftet e tjera.

Filloni ta prisni brumin me thikë, nëse doni në formë trekëndësh apo edhe në formë rrumbullake.

Anash kësaj, vendosni në një enë thërrime të bukës dhe pak majdanoz.

Filloni lyerjen e qofteve, me venë e përgatitur më herë dhe pas kësaj ngjyni qoftet me thërrimet e bukës.

Krejt, çfarë ju ka mbetur në fund është fërgimi i këtyre qofteve të shijshme. Ju bëftë mirë! /Telegrafi/

The post Qofte patatesh, receta e thjeshtë dhe e shijshme për iftar me vetëm dy përbërës kryesorë appeared first on Telegrafi.

Related posts

Muhalebi me mjedra: Një tortë verore e shijshme dhe freskuese

rezart morina

Palapeta nga mielli i thekrës pa qumësht

admin

Njihuni me shijen e re të Coca-Colës

rezart morina