RTV AHIRETI
Kuzhinë

Palapeta nga mielli i thekrës pa qumësht

palapeta-nga-mielli-i-thekres-pa-qumesht

Një mëngjes apo një vakt pasditeje shumë i shijshëm, por dhe i shëndetshëm.

Thekra është burim i mirë i fibrave të cilat kryesisht e përbëjnë polisaharidet joceluloze.

Thekra është burim i pasur i fibrave dietale, magnezit, manganit, selenit, fosforit, magnezit, zinkut dhe kaliumit.

Është i pasur me burime të albuminave dhe të kompleksit të vitaminave B, ndërkaq më shumë ka thartinë pantotenike dhe niacinë.

Pos që është i përshtatshëm për personat me diabet, është ideal edhe për personat të cilët kanë probleme me sistemin e tretjes.

Në 100 g gjenden rreth 335 kcal., transmeton Telegrafi.

Përbërësit për dy persona:

100 g miell thekre,
2 dcl ujë,
1 vezë,
1 qeskë sheqer vaniljeje,
▪ gjysmë qese pluhur për simite.

Përgatitja:

1. Nga këta përbërës përzieni përbërjen e cila duhet të jetë pak e lëngët, për t’u derdhur më lehtë.

2. Piqni palapetat nga të dyja anët.

3. Palapetat shoqërojini me përbërësit e shëndetshëm që ju preferoni.

Ju bëfshin mirë! /Telegrafi/

The post Palapeta nga mielli i thekrës pa qumësht appeared first on Telegrafi.

Related posts

Dy marinadat më të mira për skarën më të shijshme

admin

Mish pule me salcë hurme

admin

Lakror në saç me qepë e domate

admin