RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

QUINT-i reagon për shpronësimin e tokave në veri, thirrje Qeverisë të riafirmojë përkushtimin e saj ndaj parimeve të Ahtisaarit

quint-i-reagon-per-shpronesimin-e-tokave-ne-veri,-thirrje-qeverise-te-riafirmoje-perkushtimin-e-saj-ndaj-parimeve-te-ahtisaarit

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, shprehin keqardhje për vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës që të finalizohet shpronësimi i mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në reagimin e tyre thuhet se është thelbësore që qeveria të bëjë përpjekje për të siguruar që aktivitetet e shpronësimit të jenë në përputhje me ligjin, që të ndiqet procesi i duhur dhe që të drejtat pronësore të pronarëve dhe mbajtësve të interesit të respektohen plotësisht.

“Ne inkurajojmë qeverinë e Kosovës që t’i përmbahet sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë themelet e shoqërive të gjalla dhe demokratike. Për më tepër, ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të riafirmojë përkushtimin e saj ndaj parimeve të Ahtisaarit, duke përfshirë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Related posts

Kosova për herë të parë ulet dhe ka të drejtën e fjalës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

admin

Politikani shqiptar arrin në Ukrainë

admin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

admin