RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qytetarët po aplikojnë për viza me dokumente false, Policia apelon për kujdes

qytetaret-po-aplikojne-per-viza-me-dokumente-false,-policia-apelon-per-kujdes

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e personave të pandërgjegjshëm dhe të dorëzojnë dokumente të falsifikuara gjatë aplikimit për pajisje me vizë.

Në një reagim publik, Policia ka thënë se ka pranuar “numër të konsiderueshëm” të lëndëve për hetim të dërguara nga Ambasadat në Kosovë, që ndërlidhen me veprimet e qytetarëve gjatë aplikimit për pajisje me viza, me dokumente të falsifikuara.

Disa nga dokumentet e falsifikuar më së shpeshti janë:

– Falsifikimi i certifikatës së gjuhës gjermane

– Falsifikimi i dokumentit të Trustit – kursimeve pensionale

– Falsifikimi i dokumentit – pasqyrës bankare

“Referuar kësaj, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e personave të pandërgjegjshëm dhe të marrin mbi vete përgjegjësinë e prezantimit të dokumenteve të falsifikuara tek institucionet përkatëse, pasi që në këtë mënyrë bien ndesh me ligjin dhe kryejnë vepër penale për të cilën do të japin përgjegjësi para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Si pasojë, ka paralajmëruar Policia, qytetarët mund të përballen me pasoja në të ardhmen për udhëtime jashtë vendit dhe me pasoja ligjore që parashihen me Kod Penal për falsifikim dokumentesh.

Sipas nenit 390 të Kodit Penal, kushdo që përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo të ndryshuar si origjinal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër vjet.

Related posts

Lirohet pas 19 vitesh i dënuari gabimisht, e fal policinë

admin

Rritet në 30.717 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin

Banka Botërore me 365 milionë dollarë synon krijimin e vendeve të punës në Kosovë

rezart morina