RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rabini izraelit bën thirrje për dëbimin e palestinezëve nga Bregu Perëndimor i pushtuar

rabini-izraelit-ben-thirrje-per-debimin-e-palestinezeve-nga-bregu-perendimor-i-pushtuar

Një rabin izraelit ka bërë thirrje që palestinezët të dëbohen nga Bregu Perëndimor i pushtuar, duke pretenduar se johebrenjtë nuk kanë të drejta kombëtare në atë që ai e përshkroi si “tokën e Izraelit”, transmeton Anadolu.

Në pamjet e publikuara të dielën nga Al Jazeera English, Menachem Ben Shahar dëgjohet duke i thënë një grupi se arabët që refuzojnë të pranojnë sovranitetin hebre duhet të largohen nga territori.

Ben Shahar tha gjithashtu se edhe një fëmijë 5-vjeçar “humb të drejtën e tij për të ekzistuar” nëse prindërit e fëmijës konsiderohen “armiq”, sipas transmetuesit.

Data dhe vendi i saktë i takimit nuk ishin menjëherë të qarta.

Policia izraelite arrestoi dhe mori në pyetje Ben Shahar në tetor 2025 me dyshimin për përhapjen e mesazheve ekstremiste dhe nxitjen e dhunës kundër palestinezëve, sipas mediave izraelite. Ai më parë ka bërë thirrje që qyteti palestinez Huwara të “fshihej nga faqja e dheut”.

Të gjitha vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuara janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në një opinion këshillues të korrikut 2024 është shprehur se prania e vazhdueshme e Izraelit në territorin e pushtuar palestinez është e paligjshme dhe duhet të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Related posts

NATO: Koha që Kosova e Serbia të bëjnë kompromise

admin

Për herë të parë, një ministër izraelit vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Muhamet Ramadani

Deklaratat e Trump, emigrantët haitianë në Ohajo ndjehen të rrezikuar

admin