RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shtyhet seanca për barrikadat në veri, mungojnë një i akuzuar dhe një avokat

shtyhet-seanca-per-barrikadat-ne-veri,-mungojne-nje-i-akuzuar-dhe-nje-avokat

Është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës.

Seanca e paraparë të mbahej sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë nuk u zhvillua për shkak të mungesës së të akuzuarit Nenad Orloviq dhe njërit prej avokatëve mbrojtës.

Gjykata ka caktuar seancën e radhës për 17 shtator, në orën 09:00.

Në këtë rast janë të akuzuar Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Sërdjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se kanë bllokuar rrugët kryesore në veri të Kosovës me mjete të rënda, përfshirë kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.

Related posts

Nesër nis dëgjimi i dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Muhamet Ramadani

“Kosova e pavarur dhe faktor paqeje”/ Meta: 27 vite më parë NATO bombardoi për të ndaluar genocidin e Millosheviçit

admin

Ministria e Jashtme e Katarit konfirmon shkëmbimin e gjashtë mes Izraelit dhe Hamasit

admin