RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raketa HISAR-D RF e kompanisë turke Roketsan godet objektivin me saktësi të plotë

raketa-hisar-d-rf-e-kompanise-turke-roketsan-godet-objektivin-me-saktesi-te-plote

Raketa e mbrojtjes ajrore HISAR-D RF e kompanisë turke të mbrojtjes Roketsan ka goditur një objektiv në lartësi të ulët me saktësi të plotë gjatë një testi të qitjes reale, raporton Anadolu.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Roketsan, Murat Ikinci, në një postim në platformën turke të mediave sociale NSosyal tha se HISAR-D RF është “mburoja e sigurisë së Atdheut Ajror”, duke shtuar se raketa që goditi objektivin e saj me saktësi të plotë, ka dëshmuar edhe një herë besueshmërinë e saj.

Ikinci theksoi se ata vazhdojnë të punojnë për sigurinë e Atdheut Ajror me sisteme që forcojnë mbrojtjen e Kupolës së Çelikut.

Raketa e mbrojtjes ajrore HISAR-D RF ka goditur me sukses objektivat e saj edhe në disa teste të mëparshme.

Related posts

Nuk ndalen rebelët e Huthit, pretendojnë se kanë sulmuar gjashtë anije

admin

Mali i Zi dhe Amerika ndërtojnë terminal për importin e gazit të lëngshëm natyror

Muhamet Ramadani

Vizita e parë e Orban në Kiev, kryeministri i Hungarisë propozon armëpushim në takimin me Zelenskyn

admin