RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raketa ndaj centralit atomik, dëmtohet impianti në Zaporizhia

raketa-ndaj-centralit-atomik,-demtohet-impianti-ne-zaporizhia

Agjencia e OKB-së për Energjinë Bërthamore ka dënuar sulmet ndaj impiantit atomik të Zaporizhias, aktualisht i kontrolluar nga trupat ruse.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë, Rafael Grossi deklaroi se personat përgjegjës për shpërthimet e fuqishme në zonën pranë centralit të verifikuara të natën e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës përbëjnë një “lojë me zjarrin”.

Nga ana tjetër, Kievi dhe Moska akuzojnë njëra-tjetrën.

“Regjimi i Kievit vijon provokimet që synojnë të krijojnë një katastrofë teknologjike në impiantin bërthamor të Zaporizhias. Më 19 nëntor, forcat e armatosura ukrainase qëlluan 11 bomba të kalibrit të lartë ndaj centralit. Ndërsa mëngjesin e 20 nëntorit kryen dy sulme”.- thotë Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, në Rusi.

Menaxherët e impiantit i thanë Agjencisë së OKB-së se struktura ka pësuar dëme në disa pjesë, sisteme dhe pajisje të saj, por deri tani nuk ka pasur dëme kritike për sigurinë.

Related posts

Ukraina pretendon se Rusisë i janë vrarë 50 mijë ushtarë

admin

Xhaferi merr detyrën e kryeministrit nga Kovaçevski

admin

“SHBA duhet të dalë nga lufta e Ukrainës”- Donald Trump: Unë do t’i jap fund kësaj, do të negocioj dhe…

admin