RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një tanker goditet nga predhë e panjohur pranë Omanit

nje-tanker-goditet-nga-predhe-e-panjohur-prane-omanit

Një tanker në Ngushticën e Hormuzit u godit nga një predhë e panjohur pranë brigjeve të Omanit, duke pësuar dëmtime në dhomën e motorit dhe duke mbetur jashtë kontrollit, njoftoi të shtunën Qendra e Operacioneve të Tregtisë Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), transmeton Anadolu.

UKMTO-ja tha në një njoftim paralajmërues se ka marrë raport nga zyrtari i sigurisë së kompanisë pronare të anijes, sipas të cilit incidenti ka ndodhur rreth 11 milje detare në verilindje të Limas, në gadishullin Musandam të Omanit.

Sipas njoftimit, predha ka dëmtuar dhomën e motorit, ndërsa roja bregdetare rajonale është njoftuar dhe autoritetet kanë nisur hetimet.

UKMTO-ja bëri të ditur se nuk ka raportime për viktima apo pasoja mjedisore.

Në një incident të veçantë, UKMTO-ja tha se ka marrë raport nga kapiteni i një tjetër tankeri në këtë rrugë ujore strategjike, sipas të cilit një shpërthim dhe një valë e madhe uji kanë ndhodhur shumë pranë anijes, rreth 21 milje detare në verilindje të Khasabit, gjithashtu në gadishullin Musandam.

Në këtë rast nuk u raportuan dëmtime në anije, ndërsa autoritetet po zhvillojnë gjithashtu hetime, tha agjencia.

Flamujt e anijeve të goditura mbeten ende të paqartë.

Incidenti ndodh në një kohë tensionesh të shtuara të sigurisë rreth Ngushticës së Hormuzit, pas përballjeve ushtarake mes SHBA-së dhe Iranit.

Related posts

Presidenti libanez vendos disa kushte për çarmatimin e Hezbollahut, përfshirë tërheqjen e Izraelit

Hevzi

CENTCOM: Forcat amerikane goditën mbi 5.000 objektiva në Iran në 10 ditët e para

Muhamet Ramadani

Kurti sot nënshkruan marrëveshje të rëndësishme me një kompani amerikane

admin