RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raketat ruse bien në Poloni, kryeministri polak fton takim urgjent – merr pjesë edhe presidenti

raketat-ruse-bien-ne-poloni,-kryeministri-polak-fton-takim-urgjent-–-merr-pjese-edhe-presidenti

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thirrur në takim urgjent Komitetin e Këshillit Ministror për Çështjet e Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, njoftoi zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller.

Ai nuk zbuloi arsyen e thirrjes së mbledhjes urgjente, por mediat polake raportojnë se ajo u thirr për shkak të raketave që ranë në një fshat afër kufirit me Ukrainë, ku si pasojë humbën jetën dy persona.

Në anën tjetër, një zyrtarë i lartë i inteligjencës amerikane, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për dy raketa ruse, transmeton Telegrafi.

“Ju lutemi mos publikoni informacione të pakonfirmuara, ne do ta diskutojmë këtë pas takimit”, tha Muller në një deklaratë të shkurtër për mediat polake.

Në takim me ministrat do të jetë edhe presidenti Andrzej Duda. Të gjithë ata do të ulen për të diskutuar në Zyrën e Sigurisë Kombëtare.

Në takim do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Mariusz Kaminski, ministri i Punëve të Jashtme, Zbignieë Rau, ai i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro, si dhe komandanti i Degëve Operative të Forcave të Armatosura dhe Komandanti Suprem i Policisë.

Related posts

Televizioni shtetëror iranian ndërpreu transmetimin e programit me presidentin Pezeshkian

RTI

Mbytet varka me emigrantë, humbin jetën 26 persona

admin

Izraeli vazhdon shkeljet e armëpushimit me sulme ajrore dhe artilerie në Gaza

Muhamet Ramadani