RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama apel prokurorëve dhe gjyqtarëve: Zbatoni rreptësisht ligjin në rastet e zjarrvënies

rama-apel-prokuroreve-dhe-gjyqtareve:-zbatoni-rreptesisht-ligjin-ne-rastet-e-zjarrvenies

Kryeministri Edi Rama apeloi sërish sot prokurorët dhe gjyqtarët që të zbatojnë rreptësisht ligjin në rastet e zjarrvënies.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale momente nga arrestimi i një tjetër zjarrvënësi, i kapur në flagrancë nga Policia.

Rama kujtoi se ligji parashikon deri në 15 vjet burg për rastet e zjarrvënies.

“Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh”, shkruan Rama. /atsh

Related posts

Kurti: Fondi Sovran do të rezultojë me një stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit

admin

Arabia Saudite njofton 40 milionë dollarë ndihma për UNRWA

admin

Tunizia nxjerr 11 trupa pas mbytjes së një varke me emigrantë në brigjet e vendit

Muhamet Ramadani