RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Anëtarësimi në KiE dhe liberalizimi i vizave, Kurti: Shteti ynë po bëhet më i fuqishëm së kurrë

anetaresimi-ne-kie-dhe-liberalizimi-i-vizave,-kurti:-shteti-yne-po-behet-me-i-fuqishem-se-kurre

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka filluar mbledhjen e 140-të të Qeverisë, duke folur për dy vendimet e miratuara: liberalizimin e vizave dhe aplikimin e Kosovës në Parlamentin e Këshillit Evropian.

Kurti tha se pas një pune të përkushtuar, kanë arritur të zhbllokojnë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.

“Liberalizimi i vizave kishte ngecur për katër vjet. Me shumë punë vitin e kaluar arritëm të zhbllokojmë këtë ngecje. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë pa viza në 31 vende evropiane” tha Kurti.

Kryeministri theksoi se “shteti ynë po bëhet me i fuqishëm së kurrë”.

“Të hënën Komiteti i Ministrave votoi për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim. Do të japim kontributin në të ardhmën, me të drejta të plota”, tha Kurti.

Kurti ndër tjerash tha se këto dy vendime të rendesishme të miratuara brenda një jave, po e konfirmojnë rrugën e Kosovës drejt Evropës

Related posts

Trump thotë se Izraeli dhe Hezbollahu ranë dakord të ndalojnë “të gjitha të shtënat”

Muhamet Ramadani

Izraeli shkel sërish sovranitetin e Sirisë, bastisje dhe ndalime në Quneitra dhe Dara

Kushtrim Guraj

Ministri britanik pranon se 200 fëmijë azilkërkues janë zhdukur, 176 prej tyre shqiptarë

admin