RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama dhe Kovaçevski takohen me Zelenskyyn në Moldavi

rama-dhe-kovacevski-takohen-me-zelenskyyn-ne-moldavi

Kabineti qeveritar në Shkup njofton se presidenti ukrainas Zelenskyy ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për mbështetjen në momente vendimtare dhe pa kalkulime.

Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, kanë zhvilluar një takim të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Sipas njoftimit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, takimi u zhvillua në margjinat e Samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Chișinău, Moldavi.

Kovaçevski theksoi mbështetjen e fortë që Maqedonia e Veriut i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i agresionit ushtarak të Moskës kundër Kievit në shkurt të vitit të kaluar.

“Maqedonia e Veriut dënoi agresionin brutal ushtarak që Rusia po kryen kundër Ukrainës së pavarur dhe sovrane. Ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e saj për të përcaktuar rrugën e saj. Ne kemi ofruar dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje në çdo formë që Ukraina ka nevojë”, ka theksuar Kovaçevski.

Presidenti i Ukrainës, Zelenskyy, falënderoi për mbështetjen që populli ukrainas merr nga Maqedonia e Veriut dhe tha se ajo vjen në momente vendimtare.

“Ju nuk keni bërë kalkulime, keni qenë pranë nesh që nga dita e parë dhe populli ukrainas dhe ne e vlerësojmë këtë”, shtoi ai, sipas njoftimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Izraeli paralajmëron sërish sulm ndaj Iranit: S’po kërkojmë konflikt, por i kemi sytë hapir ndaj çdo rreziku të mundshëm

admin

Pas më shumë se dy dekadave, serbët më veri do të paguajnë rrymën e shpenzuar

admin

Rusia: Plani izraelit për Gazën pengon paqen e qëndrueshme

Muhamet Ramadani