RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama: Dronët “Bayraktar” shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

rama:-dronet-“bayraktar”-shume-shpejt-do-te-behen-pjese-e-forcave-te-armatosura-te-shqiperise

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se dronët turq “Bayraktar” shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, transmeton Anadolu.

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me pamje të dronëve “Bayraktar”, ndërsa shkruan se janë të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit.

“Kjo është pamja e dronëve ‘Bayraktar’ që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile. Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e kapaciteteve të NATO-s”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2022 në Tiranë u nënshkrua kontrata për blerjen nga Shqipëria të flotës së mjeteve ajrore pa pilot (UAV) “Bayraktar” sipas autoriteteve shqiptare, produkt i Partneritetit Strategjik Shqipëri-Türkiye dhe në kuadër të modernizimit të Forcave të Armatosura shqiptare si anëtare të NATO-s.

Related posts

Masakra me 13 të ekzekutuar në shkollën ruse, agresori me simbole naziste vret veten pas sulmit

admin

Lajçak: Është arritur pak progres midis Kosovës dhe Serbisë në plan të gjerë

admin

Gjendet pa shenja jetë një 47-vjeçar në Pejë

admin