RTV AHIRETI
KosovëLajmeRajon dhe Botë

Rama: KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës

rama:-kfor-i-ta-marre-nen-kontroll-veriun-e-kosoves

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje që KFOR-i ta marrë kontrollin e veriut të Kosovës për të parandaluar ndonjë konflikt më të madh, që sipas tij, sot është më i mundshëm se asnjëherë më parë.

Në një konferencë për media të enjten, Rama ka thënë se një gjë të tillë e ka propozuar edhe në samitin e NATO-s.

“Nga ana tjetër, dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë larg dhe mund të shkojnë shpejt. Ndaj jo vetëm niveli i përfaqësimit të komunitetit euroatlantik duhet ngritur larg dhe duhet ngritur shpejt, por duhet pasur parasysh që kjo të bëhet se përndryshe bashkë me stokun e gjithë atyre marrëveshjeve përgjithësisht të pazbatuara, vonesa në hedhjen e këtij hapi mund të sjellë dhe një stok viktimash të një konflikti të armatosur. Për të parandaluar në çdo mënyrë këtë konflikt, që sot duket më i mundshëm se herë të tjera, KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë, edhe në Samitin e NATO-s dhe e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse. Çdo hezitim dhe çdo vonesë, jo s’kemi trupa apo ndonjë arsye tjetër, mund ta bëjë ndërhyrjen e nesërme të KFOR-it, shumë më të madhe në trupa dhe me shumë vështirësi”, ka thënë Rama.

Rama e ka vlerësuar hap pozitiv deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë se duhet të ulen me SHBA-në dhe ta përpunojë draftin e Asociacionit.

“Më vjen mirë që dje presidentja Osmani ka kërkuar publikisht ndihmën e SHBA-së për draftin e Asociacionit. Unë nuk e di se cili është mendimi i aleatëve të mëdhenj strategjikë të Kosovës dhe Shqipërisë për këtë kërkesë, por në thelb kërkesa e presidentes së Kosovës, është pozitive dhe është një hap më në fund në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës. Një draft i Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës duhet të vihet në tryezë një orë e më parë dhe unë e përsëris atë që kam thënë këtu, kur kam folur për draftin që unë i kam dërguar autoriteteve më të larta në BE, Francë dhe në Gjermani. Nuk ka pikë rëndësie kush e shkruan, kush e propozon, me kë e shkruan, por ka rëndësi që drafti të përmbushë kërkesën legjitime që ka procesi i dialogut, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë së Kosovës dhe Serbisë dhe e përsëris, të përmbushë nevojën që të jetë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kosova sot, më shumë sesa përpara se të ndodhte tragjedia që ndodhi, duhet ta kërkojë me këmbëngulje dialogun, ta synojë me të gjithë energjitë përfundimin me sukses të dialogut. Plani franko-gjerman është akoma në tryezë. Them akoma, sepse historia mëson se kur i bën shumë naze një marrëveshje se do më shumë, tjetra që vjen më mbrapa mund të jetë më e keqe, këtë mëson historia”, ka thënë Rama.

Related posts

E djathta ekstreme në Francë vendos në krye 27-vjeçarin, por Marine Le Pen pritet të ruajë influencën

admin

Maqedonci: 129 pjesëtarë u larguan nga FSK-ja vitin e kaluar, disa shkuan në Polici

admin

Pakistan – Qindra viktima nga moti i keq

admin