Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar se dita e sotme është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e kryeqytetit.
Me ç’rast, Rama ka njoftuar se sot gjatë ditës do t’i prezantojnë disa projekte për Prishtinën, para qindra liderëve të biznesit nga vende të ndryshme të botës.
“E nisëm mëngjesin mbarë. Projektet e shumta që transformojnë Prishtinën tonë, po i prezantoj para pronarit Avni Orllati, pronar i Kompanisë “Orllati”, një emër i njohur në skenën botërore për investimet e saj miliardëshe në fushën e ndërtimit. Sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e qytetit tonë, sepse gjatë gjithë ditës do të prezantojmë një sërë projektesh për Prishtinën para qindra liderëve të biznesit nga vende të ndryshme të botës”, ka shkruar Rama në rrjetin social “Facebook”.
Më tëj, Rama ka vlerësuar se këto projekte synojnë të ndryshojnë fytyrën e kryeqytetit, duke e bërë atë më të gjallë, më të qëndrueshëm dhe më të përshtatshëm për të gjithë.