RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shefi i BE-së në Kosovë: Kushtetuesja duhet të jetë e pavarur nga influenca politike

shefi-i-be-se-ne-kosove:-kushtetuesja-duhet-te-jete-e-pavarur-nga-influenca-politike

Rreth moszbatimit të vendimit nga Gjykata Kushtetuese për Manastirin e Deçanit ka pasur reagime të shumta, ku ndër ta kanë reaguar edhe Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog dhe Ambasadori gjerman Jörn Rohde.

Gjatë ditës së djeshme, Szunyog ka takuar Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, ku përmes një postimi ka thënë se Gjykata duhet të jetë e pavarur dhe e lirë lirë nga influenca dhe presioni politik.

“Takova Presidentin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës së bashku me Giovanni Pietro Barbano, Georg Schnetzer, Antonello de Riu dhe Cyprien François. Theksuam se Gjykata duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga influencimi dhe presioni politik”, tha Szunyog.

Ai tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen plotësisht, duke përfshirë kështu edhe rastin e Manastirit të Deçanit.

“Për të mbështetur pavarësinë e gjyqësorit, është thelbësore që anëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe zbatohen plotësisht, përfshirë edhe aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për rastin e Manastirit të Deçanit”, ka shkruar dje Szunyog në X.

Rreth kësaj ka folur edhe Ambasadori gjerman Jörn Rohde, ku tha se pajtohet me Szunyog dhe se sundimi “à la carte” (zgjedhja e gjërave sipas dëshirës e jo sipas një parimi më të madh) nuk e hap rrugën e Kosovës në anëtarësim në BE.

Related posts

Zvicra do të përdorë makina elektrike për furnizim të rrjetit elektrik

admin

Dëshmitari i 35-të pohon se rrëmbimi i tij nuk kishte të bënte me luftën dhe UÇK-në

admin6

Agjencia e OKB-së: Mbi 150.000 gra shtatzëna përballen me kushte të tmerrshme sanitare në Gaza

admin