RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama: Ribashkimi përmes zgjerimit të BE-së është përgjigja më strategjike e Evropës

rama:-ribashkimi-permes-zgjerimit-te-be-se-eshte-pergjigja-me-strategjike-e-evropes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Evropa e bashkuar është Evropë që formëson fatin e saj dhe se ribashkimi përmes zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) është përgjigja më strategjike e Evropës, transmeton Anadolu.

Rama ka marrë pjesë në Forumin e Zgjerimit të BE-së në Bruksel, ku në fjalën e tij u fokusua në zgjerimin e BE-së, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe çështje të tjera.

Duke folur edhe për hapjen e grupkapitullit të fundit për negociatat e anëtarësimit, Rama u shpreh se nuk mund ta imagjinojë se kur ka qenë hera e fundit që zgjerimi ka prodhuar kaq shumë debat konstruktiv, presion pozitiv dhe kaq shumë oksigjen të pastër politik.

“BE-ja është burimi ynë i hapur i njohurive, ne mësojmë më shpejtë, përmirësohemi vazhdimisht dhe vazhdojmë punën a thua se negociatat janë hapur prej kohësh duke u përgatitur që të jemi plotësisht gati kur të vijë momenti i duhur. Dhe ja ku jemi tashmë. Qëndrojmë drejtë, me kokën lartë pasi vetëm për 14 muaj kemi hapur të gjithë kapitujt. Kemi rikuperuar një sasi të jashtëzakonshme kohe të humbur dhe e kemi vendosur veten në krye te bllokut të Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.

Duke folur për rrugëtimin e vendit në procesin e integrimit evropian, Rama tha se vijnë nga një rrugë e gjatë.

Rama theksoi ndër të tjera se në barometrin e fundit evropian mbi qëndrimet ndaj zgjerimit të BE, Shqipëria doli në krye të listës me 92 për qind të qytetareve të saj besnikë të BE-së dhe 91 për qind mbështetës të anëtarësimit.

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, Forumi i Zgjerimit të BE-së është nisma kryesore e Komisionit Evropian që synon ta ngrejë më lart diskutimin mbi zgjerimin e BE-së.

Related posts

FOTOLAJM/ “Mendova se ishte një imazh nga inteligjenca artificiale”, politikani estonez bëhet viral për modelin unik të flokëve

admin

Arabia Saudite: Izraeli po zbaton politikë sistematike për të lënë në uri Gazën

Muhamet Ramadani

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

RTI