RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama: Shqipëria, përkrah Ukrainës deri sa të arrihet paqe e qëndrueshme

rama:-shqiperia,-perkrah-ukraines-deri-sa-te-arrihet-paqe-e-qendrueshme

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është e do të vijojë të jetë në krah të Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme e të ndodhë një paqe që do të zgjasë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, pas samitit Ukrainë-Evropa Juglindore që zhvilloi punimet në Tiranë, Rama nënvizoi mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën.

“Jemi të nderuar të mikpresim një udhëheqës të rezistencës, e cila në fakt nuk ka vetëm të bëjë me qëndresën kundër një agresioni brutal kundër atdheut të vetë, por qëndron në të njëjtën kohë për demokracinë kundër ëndrrës neoimperialiste që kërkojnë të ndërtojnë”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se “sot patëm mundësinë të theksojmë qëndrimin tonë jo vetëm si një vend, si Shqipëria, por si një bashkësi vendesh e kombesh që ndajnë të njëjtin qëndrim në Europën Juglindore “.

“Ne qëndrojmë me Ukrainën krah të drejtës së saj për integritetin e vetë territorial, për lirinë e vetë të zgjedhjes për demokracinë e saj. Për sa i takon Shqipërisë e kemi bërë mjaft të qartë dhe jam mjaft krenar të them se nuk është vetëm qeveria, parlamenti, institucionet, por para së gjithash është i gjithë kombi, populli i vendit tonë që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështet Ukrainën në mënyrë të palëkundur”, shtoi Rama.

Kryeministri siguroi se “do të vazhdojmë të krah Ukrainës e ta mbështesim atë për aq kohë sa kjo do të jetë e nevojshme dhe për aq kohë sa të ndodhë një paqe që zgjat.

“Sigurisht, Shqipëria është një anëtare krenare edhe pse e vogël e NATO-s dhe së bashku me të gjithë aleatët tanë të NATO-s por edhe partnerët tanë nga Uashingtoni në Bruksel kemi dënuar agresionin dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur e do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet në të njëjtën kohë”, shtoi Rama. /atsh

Related posts

Shefi i CIA-s viziton Arabinë Saudite për të shprehur zhgënjimin për afrimin me Iranin

admin

Të ardhurat në Shqipëri, 4 herë më të ulëta se ato në Bashkimin Europian

admin

Kievi ankohet: Telegram ka bllokuar programet e inteligjencës ukrainase

admin