RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Vriten dy persona në Korçë

vriten-dy-persona-ne-korce

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, Jorgo Prifti, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Emiljano Pine, rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

Related posts

Organizatat bamirëse të Gazës mbledhin donacione për fëmijët në Turqi, Siri

admin

Hamasi ia dorëzoi Kryqit të Kuq 13 pengje izraelite

admin6

Palestina: Ja një vështrim i zhvillimeve të fundit

RTI