RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rama: Takimi me Kurtin nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar

rama:-takimi-me-kurtin-nuk-mund-te-mbahet-ne-formatin-e-parashikuar

Mbledhja mes qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, është anuluar.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë për media ka thënë se ka informuar Kurtin se në këto kushte, takimi nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.

“I kam kërkuar Albinit që të takohemi në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm”, ka deklaruar Rama.

“Për fat të keq edhe me shumë keqardhje më duhet të them se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit dhe ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë për këtë por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që ndodh me realitetin e Kosovës sot”, tha Rama.

Në këtë mbledhje ishte planifikuar takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësi në përfitim për qytetarët.

Ndryshe Qeveria e Kosovës sot pasdite ua ka shpërndarë mediave agjendën e takimit të nesërm të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Related posts

Ushtria izraelite largohet nga Gaza

admin

Mbrojtja Civile: Iz’raeli në muajin gusht ka shë’njestruar 13 qendra strehimi të pa’lestinezëve të zhvendosur në Ga’za

RTI

Gazetari palestinez: Libri “Dëshmia” e Anadolu-t përmban pamje nga krimet e luftës që i kam parë me sytë e mi

rezart morina