RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Rama u përgjigjet sharjeve që iu bënë për draftin e Asociacionit

rama-u-pergjigjet-sharjeve-qe-iu-bene-per-draftin-e-asociacionit

Pas reagimeve të ndryshme për çështjen e draftit të përgatitur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (AKS), ai i është përgjigjur kritikëve duke thënë se ata që e shajnë këtë draft, pa e njohur, kanë frikë se humbin armikun që iu krijon kushte të flasin si në llogore.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, ka shkruar Rama në Twitter.

Partitë në pushtet dhe opozitë në Kosovë kanë shprehur qëndrime të ndryshme sa i përket draft-statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë, të propozuar nga kryeministri Rama.

Kryeministri Rama ka deklaruar të enjten se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.

Related posts

Trump pas telefonatës me Xi Jinping: Do të kemi shumë rezultate pozitive në marrëdhëniet tona! Biseduam për Ukrainën dhe Iranin! Në prill do jem në Kinë

admin

Komisionerja Kos sot e nesër për vizitë në Prishtinë

Muhamet Ramadani

“Është çështje kohe”- Pahlavi i bën apel SHBA-ve dhe Trump nga Mynihu: Ndërhyrje ushtarake amerikane në Iran për të shpëtuar jetë!

admin