Një autobus u vu në shënjestër të një “grupi të paidentifikuar” në Sirinë perëndimore, duke lënë një numër të paspecifikuar personash të vrarë dhe të plagosur, raportoi të mërkurën media shtetërore, transmeton Anadolu.
Incidenti ndodhi pranë Urës së Masyafit, në zonën rurale të provincës Homs, raportoi televizioni Alikhbaria.
Sipas televizionit, ekipet e mbrojtjes civile po u ofrojnë ndihmë të plagosurve, ndërsa forcat e sigurisë kanë siguruar dhe rrethuar zonën.

