RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës

raportohet-se-nje-polic-i-kosoves-eshte-gjetur-i-vdekur-ne-kukes

Një zyrtar i Policisë së Kosovës raportohet se është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.

Sipas Abc News e cila citon informacione të Policisë së Shtetit, rreth orës 08:25 është konstatuar i pajetë shtetasi 35-vjeçar, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bëhet me dije se Policia e Shtetit bëri të ditur se po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar është arma e shërbimit të efektivit, si dhe për sigurimin e të gjitha të dhënave që do t’i shërbejnë dokumentimit të plotë ligjor të rastit.

Related posts

Kisha Katolike e Spanjës kërkon falje për rastet e abuzimit me fëmijët

Muhamet Ramadani

BE-ja: Një konflikt i zgjatur në Lindjen e Mesme do të ketë pasoja për Evropën dhe botën

RTI

Kroacia në zgjedhje! VOA: Sot vihet në sprovë popullariteti i kryeministrit Andrej Plenkoviç! Partia e tij dominon politikën që nga pavarësia e vendit

admin