RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rashiq për Kosovën dhe Serbinë: Duhet ta duam edhe nënën, edhe njerkën

rashiq-per-kosoven-dhe-serbine:-duhet-ta-duam-edhe-nenen,-edhe-njerken

Nenad Rashiq ishte ministër në Qeverinë e Kosovës më 17 shkurt 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sërush është ministër në kabinetin e kryeministrit Aljbin Kurti.

“Ne kemi qenë gjithmonë serbë dhe nuk ka dyshim se kush është nëna jonë, por nëse tashmë jemi birësuar, atëherë duhet ta duam edhe njerkën edhe nënën tonë”, tha Rashiq për BBC në serbisht.

Meqenëse fati i tyre është negociuar me dekada, Rashiq kërkon që serbët e Kosovës të marrin pjesë aktive në negociata në mënyrë që të jenë “pjesëmarrës në fatin e tyre” ose të paktën “vëzhgues”.

Mirëpo, kjo kërkesë sipas tij nuk u dëgjua as në Prishtinë e as në Beograd.

“Ky është një aksion i përbashkët kundër serbëve të Kosovës, është e pabesueshme që ata mund të na neglizhojnë aq shumë dhe ta zvogëlojnë rolin tonë, sa të jemi gati imagjinarë”, thotë Rashiq, transmeton teve1.info.

Rashiq nuk e ka parë as propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, i cili po diskutohet shumë. As kryeministri i Qeverisë në të cilën është anëtar nuk ia ka treguar.

“Sigurisht që nuk është e drejtë, por unë e shoh atë si një lloj epidemie pa shfaqje, nëse mund të them kështu.”

“Nga tre fajtorët, zhgënjimi më i madh është Bashkimi Evropian, sepse flasin për demokraci, lirinë e fjalës, vijnë e fusin macen në thes, ju nuk dini se çfarë dhe ju thonë ‘duhet ta pranoni. ”, thekson Rashiq.

Serbët nga Kosova, thotë ai, janë të gatshëm të dëgjojnë Beogradin, por me kusht që të konsultohen dhe të jenë partnerë në procesin e negociatave.

Related posts

Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të BQK-së për dinarin serb

rezart morina

Ushtria izraelite shpalli “alarm për gjendje lufte”, fillon sulmet në Gaza

rezart morina

Në një shkollë në Gaza gjenden trupat e pajetë të 30 palestinezëve me duar dhe sy të lidhur

admin6