Profesori shqiptar i Islamit në Gjermani: Një rrezik egzistencial për ne!
Shoqëria kosovare, pos një krize politike të paprecedent, për kohën e zgjatur dhe arsyet pse, po përjeton dhe një sulm të paprecedent ndaj besimit islam, si rrjedhojë dhe ndaj popullsisë muslimane. Po nga kush? Nga serbët? Jo! Nga vetë ata që kanë jetuar e jetojnë me muslimanët, ndajnë aspekte të zakonshme të jetës me ta, nuk ankohen nga asgjë e keqe që t’u ketë ardhur prej tyre, por jua urrejnë besimin.
Ngjan e pabesueshme, pasi sulmi vjen nga bashkatdhetarët e tyre, shqiptarë si ata, në mënyrat me skandaloze, më të turpshme. Ka nisur kjo valë me një të ashququajtur Lëvizje Deçani, ndryshe Lëvizje për Rikthim.
Së fundi, është profesori shqiptar i Islamit në Gjermani, Besnik Sinani, që denoncon atë që po ndodh, një krisje e rëndë në bashkëjetesën model fetare, nga gjuha e një soji që urojnë dhe vdekjen e fëmijëve muslimanë, shqiptarë sigurisht, vetëm e vetëm prej besimit me të cilin jetojnë. Është gjuha e Fahri Xharrës, një të marri.
Shkruan Profesor Besnik Sinani: 
“Bashkë-fetarëve të mi myslimanë: Jemi të detyruar t’i shohim dhe t’i trajtojmë disa shqiptarë sot si rrezik eminent egzistencial për ne.
Përtej çdo debati fetar, ideologjik, e kombëtarist është i neveritshëm, i ligë dhe alarmant fakti se 95% e atyre që shohim në këtë fotografi nga kjo xhami janë fëmijë dhe Fahri Xhara thotë “Cofshin me rend…”
Unë nuk e di çfarë monstre mund të komentojë këto fjalë në një fotografi me fëmije, por kjo është gjendja ku jemi. Kush nuk kupton sot se anti-muslimanizmi është kanceri më serioz ne trupin e Kosovës është ideologjikisht dhe moralisht i verbër.
P.S. Kam patur privilegjin të jem mysafir në xhaminë në Will (me rastin e Festës se Pavarësisë) dhe është një nga komunitetet më të mrekullueshme shqiptare në diasporë”. /tesheshi

