RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rasti i 11-vjeçares, protestuesit gjuajnë me ngjyrë të kuqe objektin e Qeverisë

rasti-i-11-vjecares,-protestuesit-gjuajne-me-ngjyre-te-kuqe-objektin-e-qeverise

Sot në Prishtinë është protestuar për rastin e dhunimit të një vajze 11-vjeçare në kryeqytet.
Dhunimi ka ndodhur nga pesë persona, të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Protesta ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, ndërsa pjesëmarrësit kanë vazhduar të ecin në drejtim të objektit të ish-Rilindjes.

Protestuesit kanë kërkuar dënime më të ashpra ndaj personave që kryejnë vepra të tilla, teksa kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të jenë më të fokusuara në këtë drejtim dhe mos t’i neglizhojnë rastet e raportuara në polici.

Pjesëmarrësit në protestë kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe objektin e Qeverisë (ish-Rilindja), aty ku gjendet edhe Ministria e Drejtësisë.

Related posts

Siri, 4 të vrarë dhe 10 të plagosur nga shpërthimi në një depo armësh në Idlib

admin

Vendbanimet dhe postblloqet ilegale izraelite në Bregun Perëndimor arrijnë në 592

Irfan Jahiu

Atentati ndaj Donald Trump, Elon Musk: Shefja e Shërbimit Sekret duhet të japë dorëheqje

admin