Avokati Arianit Koci, ka thënë se një zyrtar i morgut i ka treguar se trupi i pajetë i Faton Hajrizit gjendet në morgun e Lloznicës, në Serbi.
Koci përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar gjithë epilogun e ditës në morgun e Lloznicës bisedat që zhvilloi aty si dhe pritja që iu bë në stacionin policor.
“I habitur me prezencën time, zyrtari i morgut në Lloznicë, Serbi, e filloi bisedën me shumë hezitim.
Sado që isha i kujdesshëm dhe profesional në bisedë, emocioni i habisë, gradualisht iu shndërrua në nervozë. Nuk e fshihte. E kishte njohur policin e vrarë.
‘Fatonin e ke këtu prapa teje. As një metër larg! – me shikonte në sy, duke folur.
‘Shko në stacionin e policisë. Po të presin’ – ishte lamtumira e tij”, ka shkruar Koci. /