RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Rasti Zhuri”, arrestohen gjashtë persona për shpëlarje parash

“rasti-zhuri”,-arrestohen-gjashte-persona-per-shpelarje-parash

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Shpëlarja e parave”, nga viti 2015 deri në vitin 2023.

E.K, Xh.Xh., A.H., R.B., M.V. dhe F.T dyshohen për këtë vepër, ndërsa E.K. dhe M.V. edhe për veprën penale në bashkëkryerje “falsifikim i dokumenteve”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve E. K, Xh.Xh, A.H, R.B, M.V dhe F.T, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi nga viti 2015 deri në vitin 2023 , “Shpëlarja e parave”, e përcaktuar me nenin 308, lidhur me nenin 31 dhe 81 të KPRK-së dhe nenin 56 par. 1 pika 1.6 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të Terrorizmit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Gjithashtu në këtë njoftim bëhet e ditur se vlera pasurisë së sekuestruar në këtë rast është 1,629,929.77 Euro, shumë kjo të cilën Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë.

Related posts

Zelenskyy dhe Macron diskutojnë për paketën e mbështetjes dimërore për Ukrainën

Kushtrim Guraj

Erdogan takon princin saudit Mohammed bin Salman në Riad

RTI

Më shumë se 50 pa’lestinezë të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za sot

Muhamet Ramadani