RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”

nje-i-vdekur-e-kater-te-lenduar-ne-nje-aksident-ne-autostraden-“arber-xhaferi”

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur rreth orës 14:00 në autostradën “Arbër Xhaferi” saktësisht në kilometrin e 15-të.

Në këtë aksident sipas Policisë së Kosovës janë përshirë dy automjete një kombi i cili ishte në lëvizje dhe një veturë e ndalur në shiritin emergjentë.

Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë për teve1.info se i vdekuri është rreth 44-vjeç, ndërsa të lënduarit janë transportuar për në QKUK.

“Rreth orës 14:00 në autostradën “Arbën Xhaferi” Lipjan -Ferizaj km-15 është shkaktuar aksident trafiku ku janë përshirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndërsa tjetri i ndalur në shiritin emergjent. Si pasojë e aksidentit dyshohet se një person i gjinisë mashkull rreth 44 vjeqar ka vdekur ne vendin e ngjarjes, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë transportuar ne QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se për aksidentin shkaktuar një person është dërguar në mbajtje 48 orë.

Policia u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugorë./

Related posts

Ukraina siguron kthimin e 49 të burgosurve të luftës në një shkëmbim me Rusinë

admin

Mblidhet Kuvendi, në qendër të vëmendjes bisedimet Kosovë-Serbi dhe dyvjeçari i Qeverisë Kurti 2

Muhamet Ramadani

U prek nga Hantavirusi, kapiteni anijes turistike “MV Hondius” braktis bordin! Kreu i OBSH: Nuk tregon më simptoma!

admin