RTV AHIRETI
Kuzhinë

Ravioli me spinaq dhe salcë salmoni

ravioli-me-spinaq-dhe-salce-salmoni

I preferoni raviolit dhe salmonin?! Ja një gatim origjinal që do ju shijojë së tepërmi

Përbërësit:

1 pako ravioli të freskëta të mbushura me spinaq dhe gjizë
300 gr salmon
2 lugë vaj ulliri
1 kokërr hudhër
Pak verë e bardhë
Kripë, piper
▪ Mente për dekorim

Përgatitja:

Në një tigan të thellë hedhim vajin me hudhrën. E gatuajmë këtë të fundit deri sa të marrë ngjyrë të kuqërremtë, dhe shtojmë salmonin e prerë në copa të vogla.

I përziejmë për dy minuta dhe më pas i shuajmë me verë të bardhë, si edhe me kripë dhe piper. E heqim nga zjarri dhe e kalojmë në blender duke krijuar një masë homogjene.

E lëmë salcën mënjanë, dhe gatuajmë raviolit duke i hedhur në ujë të vluar përreth pesë minuta. I ziejmë, më pas i kullojmë dhe i përziejmë me salcën e përftuar më sipër.

Kur e shërbejmë në tryezë, për dekor përdorim gjethe menteje.

/Telegrafi/

The post Ravioli me spinaq dhe salcë salmoni appeared first on Telegrafi.

Related posts

Pasi ta shikoni këtë video se si prodhohen, vështirë se do t’i konsumoni më salçiçet

admin

Jahni me pulë

admin

Tortë me dredhëza dhe kremin më të bukur me çokollatë

Muhamet Ramadani