Gjëndra tiroide është gjëndra më e madhe e sistemit endokrin, përgjegjëse për zhvillimin mendor dhe fizik të njeriut.
Nëse një individ lind pa gjëndrën tiroide, është 100% e sigurt që do të ketë prapambetje të rëndë mendore, e cila njihet ndryshe me termin mjekësor kretinizëm.
Gjëndra e tiroides janë të vendosura në pjesën e poshtme të qafës, nën mollën e Adamit dhe përfundon rreth laringut. Hormonet e prodhuara nga gjëndra tiroide janë shumë të rëndësishme pasi stimulojnë qelizat e metabolizmit.
Në artikullin e sotëm do ju propozojmë një recetë natyrale që kuron hipotiroidizmin që është ulja e funksionit të tiroides. Hipotiroidizmi prek 2-3 të popullatës. Ajo prek kryesisht seksin femër në raportin 3 me 1 dhe shfaqet zakonisht pas të 30-ve.
Disa prej simptomave kryesore janë:
-Ndjenjë e lodhjes, plogështisë ose depresionit.
-Lëkurë e thatë dhe thonj të brishtë.
-Paaftësi për të duruar të ftohtit.
-Konstipacion (kapsllëk).
-Probleme me kujtesë dhe vështirësi në të menduarit e qartë.
-Menstruacione të forta ose të çrregullta.
Përbërësit: 40 kokrra arra të njoma, 1 kg mjaltë organik dhe 1 vazo qelqi. Këshillohet të përdorni arra të njoma në ngjyrë jeshile të cilat përmbajnë më shumë selen se arrat e bëra. Lajini mirë e mirë me ujë të rrjedhshëm dhe më pas ndajini në katër pjesë. Duke qenë se arrat janë akoma të njoma, lëkura e tyre do të pritet lehtësisht dhe do të tretet po aq lehtësisht.
Më pas vendosini në një enë qelqi dhe shtoni mjaltin. Mjalti duhet të jetë organik dhe të mos përmbajë sheqer të shtuar. Mbylleni enën hermetikisht dhe mbajeni në errësirë për 1 javë. Këshillohet të konsumoni dy lugë çaji nga përzierja e mësipërme në mëngjes esëll dhe një lugë çaji para se të flini. Rezultatet do ju habisin që javën e parë të përdorimit.