RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Redi Shehu: Asnjë inskenim nuk e zbeh peshën e gjenocidit në Gaza!

redi-shehu:-asnje-inskenim-nuk-e-zbeh-peshen-e-gjenocidit-ne-gaza!

FlyDubai, përpjekje për të manipuluar opinionin publik

Studiuesi Redi Shehu ka reaguar ashpër pas incidentit në avionin e Flydubai që më 30 shtator po udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit.

Në një postim të publikuar pas ngjarjes, Shehu e lidh incidentin me zhvillimet e fundit në Izrael, Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke ngritur dyshime të forta mbi mënyrën se si ngjarja është trajtuar në diskursin politik dhe mediatik.

Shehu e vendos incidentin në një kronologji që nis me vizitën e papritur të Benjamin Netanyahut në Emiratet e Bashkuara më 27 shtator dhe vijon me ngjarjen në avion tri ditë më vonë.

Sipas tij, ajo që u paraqit si një kërcënim terrorist ndaj izraelitëve po përdoret për të forcuar një narrativë mbi rrezikun ekzistencial ndaj Izraelit, ndërsa në të njëjtën kohë po zbehen nga vëmendja zhvillimet në Gaza dhe dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor.

Në reagimin e tij, studiuesi shkon edhe më tej, duke e cilësuar incidentin si një “inskenim” dhe një përpjekje për menaxhimin e dëmit të madh reputacional që, sipas tij, Izraeli ka pësuar në arenën ndërkombëtare.

Ai e përqendron kritikën te Netanyahu dhe te mënyra se si, në këndvështrimin e tij, frika dhe kërcënimi terrorist përdoren për të ndryshuar debatin publik.

Shehu thekson ndërkohë se kundërshtimi i tij ndaj kësaj narrative nuk nënkupton justifikimin e terrorit apo të dhunës ndaj civilëve. “Askujt nuk i shkon në mendje, qoftë edhe për një sekondë të vetme, të justifikojë çdo akt terrori kundër askujt”, shkruan ai, përpara se të vijojë me akuzën e drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit izraelit.

Postimi i plotë i Redi Shehut:

Asgjë dhe askush, sado e stisur dhe sado e refuzueshme të duket, nuk mundet të zbehë gjenocidin sionist në Gaza dhe Palestinë. Më 27 shtator Netanjahu viziton papritmas Emiratet e Bashkuara. Më 30 shtator ndodh pengmarrja e supozuar e avionit Fly Dubai.

Menjëherë në mediat kryesore u hoq paralelja mes terroristit që donte të vriste izraelitët në avion dhe palestinezëve që duan të vrasin çdo hebre. Edhe dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor në këtë frymë mbijetese po serviret.

Një inskenim i dobët dhe i pashpresë për një hidraulik që di të menaxhojë avionin. Një sipërmarrje ordinere PR-i në hallin e madh që sionistët kanë me shkatërrimin e reputacionit të tyre në të gjithë botën.

Askujt nuk i shkon në mendje, qoftë edhe për një sekondë të vetme, të justifikojë çdo akt terrori kundër askujt, por të përdorësh dhe të vësh në rrezik njerëzit e tu për të rregulluar imazhin e shkatërruar, vetëm një kriminel lufte si Netanjahu mund ta bëjë. /tesheshi

Related posts

Kina paralajmëron SHBA-në: përdorimi i inteligjencës artificiale në luftë mund të shkelë kufijtë etikë

Irfan Jahiu

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë vizitë zyrtare në Suedi

admin

“Turizmi i lindjes” që hap dyert e botës: pse gratë ruse zgjedhin Brazilin?

RTI