RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Refuzon propozimin e kryetarëve të komunave, Nagavci: Kompensimi i orëve të humbura sipas kalendarit të ministrisë

refuzon-propozimin-e-kryetareve-te-komunave,-nagavci:-kompensimi-i-oreve-te-humbura-sipas-kalendarit-te-ministrise

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka përsëritur qëndrimin e mëhershëm se mësimi nëpër shkolla duhet të mbahet sipas kalendarit të ministrisë, të cilin e kanë publikuar ditë më parë.

Këtë qëndrim ministrja Nagavci e ka ripërsëritur, duke iu përgjigjur kërkesës së kryetarëve të komunave lidhur me formën dhe mënyrën e kompensimit të orëve mësimore të humbura gjatë ditëve të grevës së punonjësve arsimorë në Republikën e Kosovës.

“Sa i përket propozimit tuaj që kompensimi i 22 ditëve të humbura të bëhet duke shtuar nga 5 orë brenda javës për çdo nxënës, ju njoftojmë se praktikisht dhe teknikisht është e pamundur të realizohet një gjë e tillë, si nga aspekti pedagogjik, ashtu edhe ai logjistik. Në këtë mënyrë, do të zgjatej dita e punës në shkolla, gjë që do të shkaktonte çrregullime në shkollat që punojnë në dy ndërrime, si dhe do të shkaktohej një barrë shtesë psikologjike e emocionale për fëmijët”, thuhet në përgjigjen e ministres Nagavci, transmeton Telegrafi.

Kryetarët e komunave, më 7 tetor, i drejtuan një kërkesë Ministres Nagavci lidhur me formën dhe mënyrën e kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës.

Në kërkesën e tyre thuhej se kompensimi i orëve të humbura të mësimit, nuk duhet të bëhet ditëve të pushimeve të rregullta (fundjavave), çka nga vlerësimi praktik që kemi bërë si komuna, do të rezultonte e parealizueshme.

Prandaj, ata kërkuan që kompensimi i orëve të humbura të mësimit për shkak të grevës së përgjithshme në arsim, të bëhet duke i shtuar nga pesë orë pune për çdo nxënës brenda javës në kuptim të ditëve të rregullta të punës, ashtu që do të përballohej më lehtë për të gjithë pjesëmarrësit në proces mësimor si dhe do të garantonte standardet e kërkuara për zhvillimin normal të procesit mësimor, për të cilën janë shprehur pajtues udhëheqësit komunal.

Edhe në mbledhjen e mbajtur sot me drejtorët e drejtorive komunale të arsimit, zyrtarë të lartë të MAShTI-t kanë kërkuar mobilizim të të gjithë akterëve, në mënyrë që të zbuten pasojat në procesin mësimor për shkak të fillimit të vitit shkollor me vonesë për shkak të grevës.

Në këtë drejtim, është kërkuar edhe respektimi i Kalendarit shkollor për vitin 2022-2023, i plotësuar dhe ndryshuar nga MAShTI.

Në takim është diskutuar edhe çështja e furnizimit me rrymë dhe ajo e ngrohjes në shkolla gjatë secilit dimëror.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka theksuar se është i nevojshëm një bashkëpunim i shtuar mes nivelit qendror dhe atij lokal, për kalimin e vështirësive sa i përket situatës me ngrohjen në shkolla në kohën kur po kërkohet kursimi i energjisë, derisa janë rritur edhe çmimet e lëndëve djegëse.

Në këtë takim, u diskutua edhe për adresimin e dhunës në shkolla, me ç’rast u kërkua një mobilizim i përgjithshëm për edukim cilësor dhe identifikim në kohë të problemeve, në mënyrë që të parandalohet çdo lloj i dhunës dhe në këtë mënyrë të kemi mirëqenie të fëmijëve dhe mbarëvajtje të procesit mësimor.

Related posts

Nëna e 11-vjeçarit të plagosur: I dyshuari gjuajti me armë në asfalt, plumbi goditi fëmiun tim

admin

Macron në Pekin: Kina ka rol të madh në rrugën drejt paqes në Ukrainë – VIDEO

rezart morina

Irlanda e para në botë që do të vendos etiketë për alkoloin pas duhanit

admin