RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Regjimi sirian gradualisht po normalizon marrëdhëniet me vendet arabe

regjimi-sirian-gradualisht-po-normalizon-marredheniet-me-vendet-arabe

Anëtarësimi i Sirisë në Ligën Arabe u pezullua në vitin 2011, ndërsa që atëherë vendet arabe kanë pasur qasje të ndryshme ndaj regjimit sirian.

Që kur Liga Arabe pezulloi anëtarësimin e Sirisë në vitin 2011 pas shtypjes së saj ndaj protestave popullore, vitet e fundit kanë qenë dëshmitarë të normalizimit gradual midis kryeqyteteve arabe dhe Damaskut.

Gjithsej 10 vende arabe rivendosën marrëdhëniet zyrtare me regjimin e Bashar al-Assadit, ndërsa tetë kanë rishqyrtuar lidhjet dhe tre kanë refuzuar të normalizojnë raportet me Sirinë.

Vendet që rivendosin lidhjet

Presidenti i Tunizisë Kais Saied vendosi më 3 prill 2023 të emërojë një ambasador në Damask, ndërsa Jordania paraqiti një iniciativë për t’i dhënë fund ngrirjes së vendit të Sirisë në Ligën Arabe.

Omani, ndryshe nga shtetet e tjera të Gjirit Arab, vazhdon të njohë regjimin e Asadit si autoritetin legjitim qeverisës të Sirisë. Omani e ktheu ambasadorin e tij në Damask më 4 tetor 2020 si vendi i parë i Gjirit që e bën këtë që nga viti 2011.

Sudani, megjithatë, iu kthye normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sirian pas vizitës së ish-presidentit Omar al-Bashir në dhjetor 2018 në Damask dhe takimit të tij me al-Asad.

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapën ambasadën e tyre në Damask më 27 dhjetor 2018, pas shtatë vitesh mbyllje në nivelin e të ngarkuarit me punë. Muajin e kaluar, Al-Assad vizitoi kryeqytetin Abu Dhabi.

Sa i përket Bahreinit, Manamah njoftoi në dhjetor 2018 se “vazhdon të punojë në ambasadën në Siri”.

Për më tepër, Mauritania vendosi më 12 mars 2020 të emërojë një ambasador në Damask, kredencialet e të cilit u miratuan rreth një vit më vonë.

Algjeria dhe Iraku nuk i ngrinë marrëdhëniet e tyre me regjimin sirian dhe mbështetën kthimin e Sirisë në Ligën Arabe.

Palestina gjithashtu nuk i ndërpreu marrëdhëniet me Damaskun.

8 vende që po rishikojnë lidhjet

Arabia Saudite priti ministrin e Jashtëm të regjimit Faisal Al-Miqdad në prill, vizita e parë e këtij lloji në 12 vjet. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm saudit, Princ Faisal bin Farhan vizitoi Damaskun në vizitë kthyese gjithashtu në prill.

Gjithashtu, Egjipti ka mbajtur një nivel të ulët të përfaqësimit diplomatik me regjimin dhe mbështet rifillimin e marrëdhënieve, me kusht që të ketë një konsensus arab.

Libani, Jemeni, Libia, Somalia, Xhibuti dhe Komoret kanë rivlerësuar situatën në dritën e zhvillimeve, duke iu përmbajtur qëndrimeve nga Liga Arabe.

3 vende që po refuzojnë normalizimin

Katari është përmbajtur nga normalizimi i lidhjeve me regjimin sirian dhe është i vetmi vend arab që pret një ambasador nga koalicioni i opozitës siriane.

Përveç kësaj, autoritetet e Kuvajtit mohuan në nëntor 2018 lajmet për rihapjen e ambasadës së saj në Damask.

Deri më tani, Maroku nuk ka njoftuar asnjë vendim në lidhje me rifillimin e marrëdhënieve me regjimin sirian. /trt

Related posts

Franca ndërton spital fushor në Turqi

rezart morina

KFOR largohet nga Ura e Ibrit? Misioni paqeruajtës i NATO-s: Ja e vërteta

admin

Jasharaj rreth grevës: Zgjidhje ka, nuk po kërkojmë miliarda

admin